Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, thotë se skuadra e tij mund të ëndërrojë derisa do të përpiqet të përmbysë një deficit prej dy golave ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

“Blutë” u mundën me rezultat 3-1 nga skuadra spanjolle në ndeshjen e parë çerekfinale dhe udhëtojnë në “Bernabeu” për ndeshjen e kthimit të martën.

“Është një nga sfidat më të mëdha të performosh në “Santiago Bernabeu”, tha gjermani fillimisht.

“Është edhe më e vështirë nëse duhet të fitosh me një rezultat të caktuar, nëse duhet të fitosh duke qenë në disavantazh prej dy golash ose më mirë ndoshta me tre gola diferencë. Kjo e bën pothuajse të pamundur dhe shumë, shumë të vështirë, por gjithsesi ia vlen të provohet. Ne nuk kemi nevojë për asgjë tjetër përveç një skenari fantastik që të jemi në gjendje ta kapërcejmë këtë fazë”, vazhdoi Tuchel.

Chelsea e eliminoi Realin nga Liga e Kampionëve në fazën gjysmëfinale sezonin e kaluar pas një barazimi 1-1 në Spanjë, në një lojë të luajtur në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, përpara se ta pasonte atë barazim me një fitore 2-0 në “Stamford Bridge”, përcjellë TV Malisheva.

“Detyra është tepër e ështirë dhe sfida është tepër e madhe duke pasur parasysh rrethanat e ndeshjes së parë, ku luajmë, kundër kujt luajmë dhe në çfarë faze luajmë këtë lloj ndeshjeje”, shtoi Tuchel.

“Gjithmonë lejohet të ëndërrosh. Ndonjëherë është e rëndësishme të imagjinosh gjërat dhe të ëndërrosh për to, por kjo nuk do ta zhvendosë fokusin nga fakti që duhet të realizojmë dhe duhet të jemi gati”, tha në fund Tuchel.

Ndeshje mes Real Madridit dhe Chelseat zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

/TV Malisheva

Share.