Uraganëve të Lirisë
Tinëzisht iu vodhën këngët, hijet ugurëzeza.
Iu dogjen rrëfimet, porositë mbetën në hiri.
Ato , as nuk digjen, as nuk vriten, as nuk priten
Atyre u vjen era, aromë gjaku, në fytyra u buzëqeshë Liria .
Sot,
jam bashkë me dhimbjet, me plagët, me Uraganët e Lirisë
Ata nuk pyesin për duart e hekurta
As për denimet me vdekje
Ata përulen vetëm para nënave.
Që shpirtë i japin kohës…
E Fonemat e mia të gjakut
Në token e shqipeve, janë ngjyra të flamurit.
Janë vetëm nëpër sirtarët e pluhurta të bibliotekave,
E mund t’i gjesh vetëm në fletëzat e ndonjë libri.
Po, kërkoi nëpër shekujt e historisë
Në Evropën e ashtit tim
Fyellin e Arbëreshit
Që më mirë se gjithë të tjerët
Këndoi këngën për Uraganët e Lirisë.
II
Qyteti pa Ura
Lumi mungon në qytetin tim,
Në qyetein tim, mungojnë edhe Urat
Vetëm ëndërr të kqija shoh.
Njeriun gjahtar dhe vrasës të Pulëbardhave
Nuk e pranoi për mik,
Në Gazivodë e Ujman.
Për ty qyteti im pa ura
Do ta krijoj, ura magjike
Dhe do të bjë me lum
Qyteti im.
E njeriut tik-takun e ores shqiptare
T’ia kthej nga vajzani ,
Zogjëve lojën në horizonte,
Ujkut të zi, malin që e ka shtëpi
E nata le tëtallet me mua
Unë tanin ë përqafim të qytetit tim me ura e lum …
III
Luftëtari
( Fadil Nimanit)
Sapo takoi luftëtarin
Në sytë e tij shoh stinën e luleve.
Sapo takoi luftëtarin
Nga zëri i tij dëgjoi këngën për atdhe.
E në duart e tij shoh armën e lirisë.
Sapo takoi luftëtarin
Shoh buzëqeshjen e fëmijëve,
Shoh krushqit e dasmës së madhe.
Sapo takoi luftëtarin
Shoh duke u betuar para flamurit të kombit,
në fytyrën e tij shoh lirinë më afër.
Sapo takoi luftëtarin
Shoh duke lexuar hartën e atdheut,
Ndjej ngrohtësinë e diellit.
Sapo takoi luftëtarin
Shoh rrjedhën e Lumit,
Shoh mjellmat në liqe duke vallëzuar.
Sapo takoi luftëtarin
Shoh gjurmët e historisë sonë,
Shoh duke u përkulur dhe puthur tokën e shqiponjave.
Sapo takoi luftëtarin
Shoh duke thërmuar bukë misërnike,
Shoh si bënë roj pran foles të zogjtë e shqipes.
Sapo takoi luftëtarin
Shoh guximin për vetëflijimin,
Nesër Shqipërinë e lirë dhe të bashkuar
IV
Gjenerali i Lirisë
(Tahir Sinanit)
Në fshatin Gri, atje ku Shqipja ka folenë
Atje ku gjeta diçka të vjetër, në idealin tim të ri.
Në trarin e shtëpisë së gurt,
Rrinte varur pushka e babagjyshit.
Eh, kjo pushkë u bë zë- Kushtrim lirie
Për vajzat që qëndisinë flamuj
Dhe djemë të gatshëm për luftë.
Po i rreptë,
Gjenerali i lirisë,
Për ata me kap të qepur të syve
E për ata gojë hapur dhe gjuhë idiotike.
Gjenerali i Lirisë
Istikam më istikam e gjente lirinë e trojeve të tija
vizatonte vijat e hartës së tokës
dhe këndonte:
Tokë Arbërorer, gjaku im t’u bëftë çlirim,
Tokë Arbërore gjaku im e i luftëtarëve t’u bëftë,
Liri- Bashkim.
V
Nëntore
Sa herë vijne Nëntoret
Skaj me skaj
Shetise Arberine
Behem neverik
Sa splasi
A kam kaq shume miqe
Qe sflasin shqip
Qe dje me ndane
Sot me lavderojne
Nesere me shajne
Heu po pis qe jam
E po pis Evrope qe je
Sa shume te duruam ty
Kur nje pjese e atdheut me digjej
Jo qe besa borxhe ste kam
Borxhe me ke
Ketu kam atdhe
Te lare me gjak
S kerkoj hak
Nentoret therrasin
Evrope mos e dyfisho gabimin
Koha therret Bashkimin
Nje komb, Nje atdhe Arberor
Nje gjuhe, Nje Flamur Me Shkaben dy Krenor
VI
Toka me plis te bardhe
E dini cfare ishim te pare
Emrin Pellazge e mbajme
Per ditelindje toka
Na dhuroj Plisin e bardhe
Pak me vone ILIRI
Dhe tash quhem Shqiperi
Po dhe une jam DARDANIA
Qe me ndane nga Shqiperia
Kam vetem nje flamur
Dhe nje plis te bardhe
Kam vetem nje Shqiponje
Emrin ma thone KOSOVE
Mu me thrrasin ILIRIDE
Shkronjat I beme ne MANASTIRE
Alfabetin e mbrojtem mire
Se shqiptaret jane ilir
Vallen SUlIOTE a e dini
N’dore te armikut mos me lini
therrasin burra e gra te Sulit
Une jam CAMERIA
Ne balle te flamurit
Nje gjuhe e flas si gjuhe perendie
Nga nena ime nena Shqiperi
Po edhe plisin ma sjelli era
Mua me quajne Kosova lindore .Presheva
Une jam DEDE GJON LULI
Po nga anamali
Ne keto troje te mia isha i pari
Pra mu me thrrasin ku je ULQINAK
Ne koke me plis te bardhe
Po jap kushtrimin per bashkim kombetar
Kete kujtim te vjeter
E ruajme me besnikri
Token ma pagezoj me emrin SHQIPERI
Toka edhe gjyshi kane nje plis te bardhe
Dhe vetem nje emer , SHqiperi e shqiptar
Izet Shala u lind më 2.3.1967 në Banjë të komunës së Malishevës. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren e kreu në vendlindje, si dhe dy vitet e para të shkollës së mesme. Ndërsa dy vitet e tjera, drejtimi Pedagogji, në Suharekë. Shkollën e Lartë Pedagogjike ,,Xhevdet Doda”, e kreu në Prizren. Plot 20 vjet punoi si mësimdhënes klase, kurse nga viti 2008 është drejtor shkolle në Banjë. Ka kryer Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës dhe studimet pasdiplomike Master, drejtimi ‘’Udhëheqja në Arsim’’, duke i kryer studimet pasdiplomike me sukses të lartë (2011). Që nga vitet e tetëdhjeta inkuadrohet në Lëvizjen Kombëtare, kurse nga viti 1990 në Parlamentin Rinor, si drejtues i degës në Malishevë. Krahas kësaj ka vepruar në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, në pozita të ndryshme si kryetar dege, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, Udhëheqës i zyrës për informim dhe anëtar i redaksisës së periodikut ,,Çlirimi”. Në kuadër të kësaj organizate ka konkurruar si kandidat për kryetar komune të Malishevës dhe Deputet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2007. Vitet e luftës për çlirim e gjetën si Kryetar i Këshillit Kombëtar dhe Ushtarako-Politik në fshatin Banjë, Njëkohësisht është kryetar i SHHB. ,,Nëna Tereze”, në Banjë. Nga veprimtaria artistike, Kryetar i klubit letrar ,,Fan .S.Noli”, në Banjë ku drejtonte fletushkën ,,Fryma e re”, gjatë viteve 1995/1997. Në nivel Komune, anëtar i redaksisë së revistës ,,Përpjekja”, 1996/1997. Kryetar i Shoqatës për Kulturë dhe Letërsi ,,Tafil Kelmendi’’- Malishevë dhe Kryetar i Shoqatës “Çameria”- Dega në Malishevë (2016). Shef i Njesise per Komunikim Publik ne Komunen e Malisheves,aktualisht Më pas nga aktivitet kultorore ka botuar tri përmbledhje me vargje për fëmijë: ,,Unë ua kthej Buzëqeshjen”, ,,Ura Magjike e Mendush Kasnecit”, ,,Mbretërit e së nesërmes”. Në antologji janë botuar disa vjersha si në librin ,,Zhbërja”, për Rifat Kukajn, njëqind poetë, nga gjthë trojet shqiptare, në antologjinë ,,Agmia”, me vjershën ,,Universin e ha miza”, si dhe një antologji me LSHA të Republikës së Shqipërisë ,,Dhembja e Kufirit”, Antologjia poetike ,, Dhimbë e bukur’’ nga Unioni i Kritikëve dhe Shkrimtarëve të Kosovës , 2012, Prishtinë, Në përmbledhjen poetike ,,Nga Gjerdani Kombëtar’’, Prizren 2014.
,,Lulekuqet e Kastriotit’’, Vlerësime dhe mendime, Bedri Neziri,2013
,, Shqipëria’’, përmbledhje poetike, grup autorësh, Rudi Berisha,2016
,, Malli poetik’’ IV- Fushë Kosovë, 2015
,, Malli poetik’’ V- Fushë Kosovë, 2016
,, Syri i Lirisë’’ Përmbledhje poetike- Rudi Berisha, 2016
,, Ne faqet e Historise’’ përmbledhje poetike – Rudi Berisha, 2016
,, Plisi’’ Përmbledhje poetike- Fisi bytyçi-Tiranë, 2016.
Ka recensuar dhe redaktuar këto vepra:
,,Portreti i Babës’’, Hysni Gashi 2012
,, Malisheva m’i çeli dyert’’, Hysni Gashi 2012
,, Balada Arberore’’, Enver Aliu-2013
,,Zëri i rrugës’’,Beqir Binishi-2013
,, Ado t’i falë atdheu?’’, Hysni Gashi – 2014
,, Fonemat e Ribërjes’’, Avni Aziz-2015
,, Vrasësit e jetës’’, Adelina Zogaj-2008
,, Ejona’’, Hysni Gashi’’ -2014
,, Balada e Rahovecit’’, Hysni gashi -2012
,, Ditar jete’’, Mihane Hoxha- 2007
,,Një tregim i fshehur’’, Adelina Zogaj-2005
,, Me fajëson pa të drejtë’’, Mihane Hoxha-2012
,, Pedatjet tona në Liri’’, Hysni Gashi- 2014
,, Foleja e Paqes’’, Blerte Begaj-2007
,, Bota fëminore’’, Fatjona Krasniqi-2009
,, Koha jonë e dy Ademave’’, Hysni Gashi-2015
,, Kënga ime‘’, Musa Kastrati -2010
Deneste Bashkë me kohën’’, Adem Zaplluzha-2014
,, Zhgënijimi’,’ Hysni gashoi 2011
,, Ylberi Pranveror’’, Majlind Samadraxha-2007
,, Durimi mbi të gjitha’’, Mihane Hoxha -2011
Ka botuar në revistat:
,,Çlirimi’’, ,,Perpjekja’’ , ,,Yllka Domi’’, ,,Rrezja e shkelzenit’’, ,,Rreze diturie’’, ,,Prindi’’,
Në gazetat kombëtare ka botuar shkrime politike, publicistike dhe poezi.
Gazeta ,,Koha Ditore’’, ,,Zeri’’ , “Epoka e Re’’, “Kosova Sot,, “Bota Sot‘’, Dita’’, Prishtina Press’’, ,,Rilindja‘’-1999. Në Shqipër;‘’Nacional’’, ‘’Telegraf’’,kurse në dorëshkrim ka “Sfidat, sfidimet dhe disfatizmat në politikë”, prozë në vargje; ,,Universin e ha miza” dhe ,,Erotikë e humbur”. Ka përkthyer edhe librin poetik në gjuhën gjermane dhe rumune ,, Xhepat e Kohës’’ nga Baki Ymeri.
Në mitingun e poezisë, Tropoja 2011, edicioni i dytë gjithë kombëtar, është nderuar me çmimin e tretë, me poezinë ,,Atdheu flet”. Çmimi i tretë, poezia “fytyra e lirisë’’ në Gjakovë, Mitingu i poezisë, Yllka Domi. Dhe nëMalishevë, në konkurse poetike;2009, 2010, 2011 dhe 2012 me vendin e dytë në poezi.Aktualisht, që nga viti 2007, është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Kulturore Atdhetare ,,Rilindja Kombëtare Shqiptare 2012”.
Banje, Komuna e \Malisheves, Republika e Kosoves
044 184 816 tele