Sa do përpiqemi
për sukses
shtigjet na i thurin rrugës
Të zhgënjyer mbesim
në heshtje
kështu gjithmonë
jemi mësuar
Sa do përpiqemi të luftojmë
nuk dalim fitimtarë
na shkelin prap me këmbë
as dorën s’na kapin
të ngritemi.
Sa do përpiqemi
vetes ti japim pak shpresë
Ëndrrat s’na shuhen kurrë
prap ëndërra na mbesin
II
Të dua edhe në distancë
të dua edhe nëse
s’më falë dashurinë
Të dua moj të dua
edhe mbyllë në karantinë!
pse bëhem të vuaj
për një dashuri
në këtë kohë epidemie
më mësove ti
Mbyllja në shtëpi
na i ka vjedh ditët në heshtje
uroj kem shendet
mos vyshkemi si gjethe vjeshte.
Mbi krahët e shpresës
urojë të takohemi kur do herë
mbi imagjinaten tonë
lulëzuar si lulja në pranverë.
III
Mos gjyko
mes gjykimeve plotë me fjalë
hynë ne lluga s’dinë me dalë
ti më thua, une s’të them ty
pse ma thua nuk e di
Mos gjyko!!!!
kështu siç jemi na krijojë zoti
meritojmë vlerësim
Kështu jemi qysh moti,
duam dashni jo mëshirim!
Dimë të falim, dhe kërkojmë falje
sepse të gjithë gabojmë
kur bëjmë mirësi
edhe gabimet
përmisojmë !
IV
Dora e shpresës, Halil Kastrati.
Për të varfërit , Hero
Nënë Tereza e dytë
mes sëmundjes, mjerimit
zgjatet dora e shpëtimit.
Jam i sëmuar, me social jetojë
s’më del paga as për ilaqe
të sigurojë bukën fëmijëve
dalim mbledhim kanaqe .
Lot gëzimi mbushën sytë
kur tingëllojnë fjalët e tij
Përhajr , po bëheni me shtëpi
Ty, po të dërgojmë
për shërim n’Turki,
Urime, shtrëngime, përqafime
shpërthen vaji sikur lumë
Fëmijët u gëzuan më shumë,
kurrë s’kemi prit as skemi mendu
shtëpi të re me ndërtu.
Baci Halil nuk kam fjalë
më le të shfryhem në vaj ,
për babin më shumë jemi gëzu
shumë ka vujtë, ka duru,
Flet Nënë Lokja si ndalet loti ,
Ty Halil të shpërbleftë zoti ,
i fshinë lotët me shami
ne o bir s’mundemi me ta kthy.
edhe vdekja më marrtë sot
i lashë fëmijët me kulm mbi kokë.
V
Malli po më bën presion
në fyt po më ngulfat
s’don t’i flasësh asnjë fjalë
veç te ti, mu nis me ardh
Mallit i thash , rri aty ,
duroj unë , duro dhe ti,
rrugëve kemi barikada
e dyertë na i kanë mbyllë me dry
Ofshanë malli , i mërzitur,
me durimin mu dakordu
ka dalë përtej binarëve
nuk po mundem me ndalu
VI
Jam hidhëru me hënën
dhe mëri i mbajë
sa shumë e luta mbrëmë
ta zë vendin e sajë.
Nga lartë të shikonte
drita e sajë të ledhatonte
e shikoja e pyesja per ty
s’më pergjigjej si për inat
s’ma kupton hallin tim
e mbushur plotë mallëngjim.
Sikur të bëhesha
një natë Hënë
gjithë naten lartë të rri
nga dritarja te buzëqeshë
ti shtri rrezet mbi ty,
te notojë mbi buzët tua
plotë me ëmbëlsi
VII
Ah more bir
Unë nëna jote
e vdekur në trup të gjallë
jetoj me mall për ty
heshtja më ka shtjerrë zërin
e s’kam më asnjë fjalë
S’kam fuqi ta thërrasë malin
ta pyes për tim djalin
ta pyes për gjurmët
e këmbëve të tua
që shkelen ditë e natë
këtë copë tokë Atdheut
ta pyes për jehonën e zërit
kur ja thoshe këngës
me pushkë në krahë,
këngës për liri,
ushtonte mali plotë trimëri
Ah ! more bir
nëna ska më lot
mu verbuan sytë për ty
çdo natë ëndërr të kërkoj
të të përqafoj
VIII
O Jetë
Më ke hedhur nëpër valë
më ke zbritur e ngjitur
nëpër shkallë
të kam qëndruar përballë
Më ke marrë e më ke dhënë
më ke tretur më ke mbështetur
më ke mbushur me dashuri
më ke bërë nënë më fëmijë
Ti o jetë e ëmbla jetë
dje më pak e sot më shumë
neser presë shumë më shumë
te më japish lumturi pa fund
IX
Mos u anko
Me një shikim më pushton
emocionet nisin vallës
zëri yt e shkel, fuqishëm
zërin tim
fjalet mbesin fyt,
te terthorurara menxi
kalojnë shtegun
shikimi yt me terhjek
te shtrihem në livadhin
e gjelbruar.
E rrethuar me aromen e luleve
më bën ta dua
veten time më shumë.
Fillojnë debatet me vetën
shëndrrohen në vuajtje
X
Interesi
Disa njerz me ves
interesin e bëjnë thes
kur s’ke thesin me ju mbushë
ti për ta nuk je askush
Sapo s’ka më interes
nisin fshehtat dalin shesh
mosmirënjohje ironi
në trup të tyre këmbë e kry
mos e vidhni
zemrën e mikut
mos e bëni në jetë ves
punën me interes
XI
ne vargje i kullojë rrathanat
mju bë thirrje nga një shkronjë
në tjetrën shkronjë
me kërku vlerësimin
çfarë po meritojmë
llomin kulluar ta shohin
vlerat mos me i paragjyku
po ju ikën nga duart
humbje madhe keni me pasë
t’dobtin mos e quani t’fuqishëm
edhe juve ka me ju dobësu
atë që e shatë padrejtësisht
e shajtë me paragjykim
të mbeteni në qendër t’vëmendjes
një grua luftëtare ju duket e dobët por edhe e lazdruar
kështu e keni paragjyku
një burrë luftëtarë ju doket i fuqishëm
se ai është burrë,
gratë s’dinë me luftu
nga frika ta humbni fitorën
kurrë s’keni me kuptu
heshtja e të mirit kushton shum

Share.