Altuna Sejdiu në fillim të muajit maj u bë nënë për herë të dytë duke sjellë në jetë një tjetër djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Zen.
Këngëtarja i befasoi të gjithë, meqenëse paraprakisht nuk kishte njoftuar se ishte në pritje të bukur.
Ajo dhe Patris Berisha janë prindër edhe të një djali katërvjeçar me emrin Tian.
Ndërsa gjatë të mërkurës, Tuna ka shpërndarë në Instagram fotografi, në të cilën ka pozuar me dy djemtë e saj.
Këngëtarja duket për mrekulli ndërsa mban në krahë Zenin dhe në anën tjetër ndodhet Tiani. /TV Malisheva