Altuna Sejdi i befasoi të gjithë në fillim të këtij muaji duke njoftuar se është bërë nënë për herë të dytë.

Kjo për faktin se këngëtarja nuk kishte treguar paraprakisht se ishte në pritje të bukur. Tuna solli në jetë një tjetër djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Zen.

Ajo kishte arritur ta mbante të fshehtë gjatë gjithë kohës shtatzëninë e saj dhe gjithçka e bëri publike vetëm në momentin e lindjes.

Edhe pse nuk kishte publikuar fotografi nga koha e shtatzënisë, këngëtarja kishte realizuar një set fotografish, të cilin ka vendosur ta ndajë me fansat e saj kohë pas kohe.

Gjatë të martës mbrëma, Tuna ka publikuar fotografi të tjera, në të cilat shfaqet në javën e 35-të të shtatzënisë. /TV Malisheva

Share.