Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 10 provinca për tre muaj, pas tërmetit të djeshëm prej 7.8 ballë të shkallës Rihter.

“Ne po i shpallim 10 provincat tona ku ndodhi tërmeti si zona të fatkeqësisë. Ne kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në autoritetin që na jep neni 119 i kushtetutës për të garantuar që aktivitetet e kërkim-shpëtimit dhe më pas studimet mund të kryhen shpejt”, ka thënë sot Erdogan gjatë një fjalimi televiziv.

Ndryshe, mbi 5 mijë njerëz kanë vdekur dje si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri. /TV Malisheva

Share.