Delikatesë të cilën kur e provoni njëherë – do ta bëni traditë!
Përbërësit:
– speca djegës (sasia sipas dëshirës);
– karota (nga një karotë për një kavanoz);
– selino (sasia sipas dëshirës);
– piper kokrra (1 lugë e plotë për një kavanoz);
– kripë (një lugë e plotë për një kavanoz);
– mjaltë (2 lugë të vogla për kavanoz).
Përgatitja:
Specat djegës pastroni dhe piqni në furrë apo në pllakë.
Derisa speca të jenë ende të nxehtë radhisni në kavanoza të cilët më parë i keni sterilizuar, duke shtuar thelpinj hudhre të cilët i keni shtypur butësisht me thikë, karota të prera në rrathë, copëza selinoje, sheqer, kripë, piper dhe mjaltë nga dy lugë.
Plotësoni sipër me uthull. Mbyllni me kapakë. /TV Malisheva