Kolegjiumi drejtues i televizionit “ TV Malisheva”, e ka shpall personalitet të vitit, Kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, për angazhimin e tij gjatë tërë vitit, transparencën e treguar, gatishmërinë dhe për menaxhimin e situatës pandemike, deri në rrezikimin e shëndetit të tij.
“Vendimin që kemi marrë, e kemi mbështetur në angazhimin gjatë gjithë vitit në punën dhe aktivitetin e tij politik. Z. Begaj nuk është ndalur asnjëherë në punën e tij, ka qenë i gatshëm të jetë në ndihmë të çdo qytetari. Z. Begaj në krye të detyrës ka rrezikuar edhe shëndetin e tij, ku është prekur nga COVID19. Z. Begaj ka qenë një nga personalitetet më të qasshëm gjatë aktivitetit të tij politik. Po ashtu z. Begaj ka treguar gatishmëri dhe bashkëpunim korrekt me ne si medium në çdo kërkesë. Z. Begaj tani është në gjendje jo të mirë shëndetësore, dhe ne si medium televiziv i urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet në arsyetimin e kolegjiumit të televizionit, për shpalljen e personalitetit të vitit.
Sot edhe zyrtarisht, drejtuesit e TV Malisheva, e kanë dorëzuar mirënjohjen e tyre për kryetarin Begaj, të cilën, në prani edhe të drejtorëve të qeverisë komunale, ja kanë dorëzuar nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.
Me këtë rast nënkryetari Berisha, e ka falënderuar TV Malishevën, për vlerësimin e bërë për punën dhe aktivitetin e kryetarit Begaj.
“Në emër të Komunës së Malishevës, ju falënderoj përzemërsisht për këtë vlerësim që i keni punës së kryetarit Begaj, i cili realisht është një lider i vërtetë dhe i pakontestueshëm. Gjatë dy mandateve ka qenë i përkushtuar për qytetarët e komunës sonë dhe këtë e ka treguar në vazhdimësi, e sidomos në këtë vit, në përballjen me pandeminë covid-19, ku e ka rrezikuar edhe shëndetin e tij, me qëllimin e vetëm, që të jetë pranë qytetarëve”, ka thënë mes tjerash dhe në ndikim të emocioneve, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.
Nënkryetari Berisha, gjithashtu e ka falënderuar TV Malishevën, për punën e palodhshme, korrekte dhe profesionale që kanë bërë gjatë menaxhimit të pandemisë, duke qenë gjithmonë të gatshëm, jo vetëm për të raportuar por edhe për të ndihmuar në menaxhimin e kësaj situate, duke luajtur rol të rëndësishëm në informimin e qytetarëve.
Drejtori i TV Malisheva, Qëndrim Kryeziu, duke dorëzuar mirënjohjen dhe çmimin e televizionit që drejton, ka thënë se “Ragip Begaj, në vazhdimësi ka qenë i gatshëm në çdo moment dhe ka qenë personi publik më i qasshëm për televizionit. Po ashtu edhe gjatë menaxhimit të pandemisë, krahas rrezikimit për shëndetin e tij, në vazhdimësi ka qenë i hapur, në çdo kohë dhe ka qenë shumë transparent në raport me TV Malisheva dhe me të gjitha mediet në vend”.
Në këtë ceremonia të dorëzimit të çmimit të TV Malisheva, për kryetarin Ragip Begaj, janë shpalosur edhe momente të ndryshme gjatë punës, sidomos në menaxhimin e pandemisë.
Ndër ta edhe moderatori i emisionit “N’pult”, Resim Morina, cili ka treguar momentin e fillimit të pandemisë, kur kryetari Begaj, i ka thënë se “do jem pran qytetarit në çdo moment dhe në çdo kohë” dhe të cilën sipas tij e ka bërë.
Edhe bashkëpunëtori i afërt i kryetarit Begaj, Nuhi Shala, ka qenë i emocionuar për këtë çmim vlerësimi për kryetarin, dhe i ka falënderuar TV Malishevën.