Fëmijë të dashur, si çdo javë, edhe këtë javë kemi filluar me shpërblime simbolike.

Jemi vetëm pak javë larg nga fundi i garës.

Më 1 Qershor, në ditën botërore të fëmijëve, gara do të mbarojë.

Ju kemi premtuar për dy çmime, por kompania ISP Broadcast ka vendosur t’i shpërblejë 10 fëmijë, pasi që kemi pasur shumë fëmijë të cilët kanë garuar.

2 fëmijë me foto
3 fëmjë me recitime, lexime të eseve
3 fëmijë në këndim
1 fëmijë në vizatim
1 fëmijë në aktrim

Gara për të fituar ka këto kushte:

Mos harroni t’i pelqeni dy faqet tona në facebook, Tv Malisheva dhe Florinjtë – TV Malisheva.

Fëmijët që kanë video me këngë të muzikave që nuk i takojnë fëmijëve, nuk do të jenë fitues, do të eleminohen direkt. Fëmijët me këngë tallava, e këngë tjera eleminohen direkt edhe pse mund të jenë fitues, pasi ato këngë nuk janë për fëmijë.

Fëmijët që mund të fitojnë, duhet t’i përbushin këto kushte:

Fëmijët mundë të këndojnë këngë për fëmijë, osë këngë me vlera kombëtare shqiptare.

Fëmijët mund të recitojnë vetëm poezi e gjëra të edukimit arsimor.

Fituesit e fotos, janë ata fitues që dërgojnë foto pa grim, alkool, cigare e gjëra tjera që nuk u takojnë fëmijëve.

Sot do të shpërblehen 4 fituesit e fotos dhe 4 fituesit e videos.

2 do të përzgjedhen nga kompania.

Na ndiqni sonte.

Share.