Programi i fëmijëve FLORINJTË në TV Malisheva po ua hap dyert talentëve të rinjë edhe në kanalet ndërkombëtare. Video që u dërgua sot në emisionin FLORINJTË në TV Malisheva, ku shihen duke kënduar Festim dhe Elsa Mazreku, nuk kaloi pa u vënë re nga profesionistët e mediave në arenën ndërkombëtare.

Është kanali i njohur MyQuarantineLife, ata të cilën e kërkuan që kjo video nga Kosova të jetë pjesë e fushatës Global për fëmijë të quajtur MyQuarantineLife.

My #QuarantineLife është kanal në YouTube kushtuar të rinjëve, për të shkëmbyer tregime për jetën në karantinë. Talentët e muzikës popullore motër dhe vëlla do të paraqesin muzikën tradicionale në arenën ndërkombëtare, ku shumë bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme janë pjesë e kësaj fushate, e të cilët do ta kenë mundësinë për të dëgjuar muzikë tradicionale për herë të parë nga të rinjtë e Malishevës.

Kjo kampannjë është e organizuar nga producenti i njohur për media dhe fëmijë z.Willem i cili edhe do të bashkëpunoj edhe në të ardhmen me programin e FLORINJËVE./Tv Malisheva/

Share.