Pasi prezantoi versionin e saj të storjeve, i cili quhet Fleets, Twitter së shpejti mund të bëjë versionin e saj të një prej veçorive më të mira të Gmail.
Undo Send ka një kohëmatës për cicërimat e postuara që ua lejon përdoruesve ta tërheqin një postim të cilin përdoruesi mund ta ketë shkruar pa e menduar mirë ose me ndonjë gabim.
Ky opsion jep kohë për pesë sekonda që përdoruesi ta tërheq cicërimën. Karakteristika e re është përmendur edhe më herët, kur është folur për variantin premium (me pagesë) të rrjetit të famshëm social.
Duke qenë se këtë tipar Twitter po planifikon ta testojë tek një masë e madhe e njerëzve, kjo lë të kuptohet që gjiganti i rrjeteve sociale edhe për një kohë nuk e ka në plan ta bëjë shërbimin e saj me pagesë. /TV Malisheva