Pasi luajti baras me kampionin e Evropës Portugalinë, Kosova U-17 nuk ka arritur të vazhdon me rezultati pozitive edhe sot.
Futbollistët e drejtuar nga Besnik Kollari janë mposhtur me rezultatin 2-0 nga Sllovenia, shkruan Gazeta Olle.
Sllovenët shënuan me Sesko në minutën e 12-të të takimit për epërsinë fillestare të tyre.
Kurse në minutën e 63-të, Hoti i Kosovës mori kartonin e dytë të verdhë për ta lënë kombëtaren me një lojtar më pak në fushë.
Nga ky moment sllovenët filluan sulmet ndaj portës dardane dhe na ndëshkuan në minutën e 85-të me Zejsek, ishte ky goli që mbylli këtë takim të dytë të Kosovës në kualifikime për kampionatin evropian të grupmoshave U-17.
Takimin e fundit tashmë Kosova do ta zhvilloj pas tre ditësh ndaj Uellësit që në ndeshjen e parë ka fituar ndaj Sllovenisë kurse sot luan në mbrëmje ndaj Holandës.