Pas tre muajve në paraburgim është liruar i akuzuari Ilir Abdullahu, i njohur me nofkën “Liza” i cili ishte  në kërkim për 16 vite nga Policia e Kosovës.

Arrestimi i tij bëri shumë bujë, pasi ai ishte i kërkuar nga policia për 16 vite si i përfshirë në vrasjen e policit Triumf Riza në vitin 2007 edhe si bashkëpunëtor i Enver Sekiraqës në kohën kur ndodhi tragjedia.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që të liroj nga paraburgimi dhe kjo masë t’i zëvendësohet me masën e dorëzanisë.

Si rrjedhojë, i akuzuari detyrohet t’i paguaj gjykatës100 mijë euro.

Ky vendim ka ardhur me propozim të avokatit mbrojtës, Ramë Dreshaj.

Në vendim që ka siguruar Gazeta Insajderi thuhet se i pandehuri obligohet që në emër të dorëzanisë të deponojë në arkën e kësaj gjykate shumën prej 100 mijë eurove.

Gjithashtu, paralajmërohet se i pandehuri do të paraburgoset dhe dorëzania do të hiqet nëse pas thirrjes me rregull nuk paraqitet dhe mungesën nuk e arsyeton, nëse përgatitet të ikë ose kur gjatë kohës sa është në liri paraqiten arsye të tjera ligjore në paraburgimin e tij.

Që nga rasti tragjik, vrasja e policit Triumf Riza, “Liza” ka qenë në arrati. Ai u arrestuar me 16 korrik të këtij viti në Batllavë të Podujevës.

/TV Malisheva

Share.