Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në një rrugë dytësore, ndërsa mendohet se është vrarë me armë zjarri. Trupi i pajetë i Indrit Ndojit u gjet rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha” të Fushë Krujës, nga familjarët e tij kur po shkonin në punë.
Trupi i të riut ishte në një kanal buzë rrugës, kur është pikasur nga familjarët. Nga këqyrja e trupit të 34-vjeçarit Indrit Ndoj është konstatuar një plagë më armë zjarri në këmbë. Indrit Ndoj jetonte i vetëm në fshatin Hasan, ndërsa familja e tij jetonte në lagjen ‘Bakishe Visga”.
Familja e të riut ka raportuar në polici se nuk kanë konflikt me njeri. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /rtsh.al
/TV Malisheva