Melisa Lleshi është njëra nga ish-konkurrentet e “Për’puthen”, e cila pas famës që i dha programi iu fut muzikës.
Por bukuroshja po del të jetë e vetmja deri më tani që po vazhdon të qëndrojë suksesshëm në skenën muzikore.
Ish-konkurrentja ka publikuar disa projekte, të cilat kanë rezultuar mjaft suksesshëm por padyshim kishte nga ata që e kritikuan e mes tyre për zërin duke e akuzuar për “autotune”.
E këtyre kritikave ajo u është përgjigjur në mënyrën më të mirë duke publikuar një video ku dëgjohet teksa këndon këngën e fundit me një vokal fantastik.
“Autotune ju bën të fala”, shkruan Melisa duke ironizuar me kritikuesit ndërsa tutje u propozon ta dëgjojnë atë teksa këndon live para se të flasin. /TV Malisheva