Një person derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40, në Partesh.
Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull nga Kosova derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
/TV Malisheva