Nën organizim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, (MPHI) e në bashkëpunim me Komunën e Malishevës, përkatësisht të Drjetorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina dhe nga Drjetoria e Inspektoratit, drejtori, Dibran Kastrati e vullnetarëve të Qendrës Rinore, u mbajt aktiviteti-Java Evropiane e Lëvizëshmërisë me moton” Lëviz qëndrueshëm – Qëndro shëndetshëm”.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina theksoi: ”Komuna e Malishevës, përkatësisht -DSHP-ja i ka kushtuar rëndësi të veçantë planifikimit të planit të veprimit dhe në realizimin e tij për hapësirat e gjelbërta, shtigjet e këmbësorëve dhe të biçiklistëve, parqeve në qytezën e Malishevës dhe të fshatërave , krijimit të më shumë hapësirave të gjelbërta dhe të rekracionit si dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve përmes shumë aktiviteteve për një ambient të pastër”, dhe vazhdoi që edhe për të ardhmen kemi palnifikuar si qeveri lokale të investojmë në projektet e hapësirave të gjelbërta”, përfundoi Morina.
Nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, zyrtari i lartë, për edukim dhe ndërgjegjësim, Besmir Kokullari tha se.” Ky aktivitet që po mbahet në disa komuna të Republikës së Kosovës është paraparë edhe në planin e mobiliteti, që të punohet në edukim dhe ndërgjegjësim të të gjithë qytetarëve për një ambient të pastër dhe lëvizshmëri të shëndetshëm e të qëndrueshëm, më shumë të lëvizim me biçiklete, trotineta, nëpër hapësira të gjelbërta dhe të krijojmë shtigje për ecje në këso hapësira, jemi të përkushtuar që t’i mbështesim edhe komunat”, përfundoi Kokullari.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe vullnetarët e Qendrës Rinore, të rinjë e të reja, ku ju bashkuan edhe zyrtar të institucioneve komunale në marshin E Javës Evropiane të Lëvizshmërisë ” Lëviz qëndrueshëm- Qëndro shëndetshëm”. /TV Malisheva