Mbledhja e V e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2021, u mbajt dhe u udhëhoq nga kryesuesi, Rrahim Morina dhe punoi me këtë rend të ditës:
Nga rendi i punës së kësaj mbledhje, u tërhoq pika e procesverbali nga mbledhja paraprake, në mungesë të proceverbalit, si dhe pas një debati për pikën e shqyrtimit të kërkesës me nr.04/651, datë:06.09.2021, lidhur me Propozim-buxhetin komunal për vitet 2022-2024, u shtyje pasi një pjesë e anëtarëve të KPF-së, kërkuan informacione dhe dokumente plotësuese , për Propozim-buxhetin komunal për vitet 2022-2024.
U bë edhe shqyrtimi i kërkesës nr.01/624, datë:02.08.2021, e parashtruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, në lidhje me caktimin e vlerës së qirasë për shfrytëzimin e banesave në objektin e banimit social në Malishevë, ku u rekomandua për mbledhjen e Kuvendit, si dhe në fund u bë, shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve për nevoja shëndetësore. /TV Malisheva

Share.