Pasi jemi në prag të fillimit të viti shkollor, 2020/2021 dhe vazhdon gjendja e pandemisë me COVID-19, u mbajt takimi i Task-Forcës për arsim në nivel të Komunës së Malishevës.

Task-forca për arsim në nivel komunal do të përbëhet nga përfaqësuesit e institucioneve: Kryetari i Komunës , Ragip Begaj dhe nënkryetari, Hajdin Berisha, nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, drejtori, Blerim Thaçi, Liridon Hoti, nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie –Sociale, nga Drejtoria e Inspektoratit, drejtori, Dibran Kastrati dhe nga Drejtoria për Buxhet e Financa, drejtori,Valon Mazreku, si dhe Afrim Zogaj nga QMS-ja.

Sipas, drejtorit, Blerim Thaçi i cili raportoi para kësaj task-force, tha se për fillimin e procesit- edukativo mësimor, jemi mirë të përgatitur, pasi edhe në të gjitha shkollat, kemi task-forcën e formuar, ku do të jemi në informim të përditshëm, me maska, dhe dezinfektant qëndrojmë mirë dhe do të përcjellim gjendjen ç’do ditë. Mësimi fillon më, 14.09.2020, sipas udhëzimeve dhe planifikimit që janë në fuqi e në koordinim të plotë, me IKSHKP-në, MASHTIN, MSH-në dhe institucione tjera përgjegjëse.

Kjo task-forcë, do të takohet edhe të dielën për të parë përgatitjen finale të fillimit të procesit edukativo- mësimor. /TV Malisheva

Share.