Kanë përfunduar garat shkollore në futsall në Komunën e Malishevës për të gjitha shkollat fillore dhe te mesme te ulëta, shkruan TV Malisheva.
Nga këto gara vendin e parë për meshkuj e fitoi SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ndërsa për femra e fitoi SHFMU “Habib Berisha” në Gurbardh.
Këtë e ka njoftuar Komuna e Malishevës.
Njoftimi i plotë:
Përfunduan garat shkollore në futsall në Komunën e Malishevës
Malishevë, 21 maj
Organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Sportit Shkollorë në Malishevë, sot kanë përfunduar garat në futsall, për të gjitha SHFMU-t e Komunës së Malishevës, ku vendin parë për meshkuj e fituan SHFMU “Ibrahim Mazreku” , ndërsa për femra SHFMU “Habib Berisha”.
Në finalet dhe shpërndarjen e shpërblimeve, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Mazrreku dhe drejtori për arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, të cilët uruar të shkollat pjesmarrëse në këto gara dhe fituesit. /TV Malisheva