Një nga të mbijetuarit e tërmeteve vdekjeprurëse të mëngjesit të 6 shkurtit në Turqi tha dje të shtunën për agjencinë turke Anadolu se si e ruajti gjakftohtësinë, duke mbetur i bllokuar në rrënojat e një ndërtese në provincën Antijaman në Turqinë juglindore për më shumë se 56 orë.
“Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja… Kisha duhan me vete, po dredhja një cigare dhe pija duhan”, thotë Ziya Soner Tughtekin, i cili u shpëtua me djalin e tij 56 orë pas tërmetit shkatërrues.
Ai dhe djali i tij mund të kenë dalë të gjallë nga rrënojat, por gruaja dhe vajza e tij nuk ishin aq me fat.
“Në momentin e tërmetit, vajza dhe gruaja ime u përpoqën të vinin tek unë. Atyre u shemb tavani dhe u vranë në vend”, rrëfen ai. “Djali im Denis u bllokua dhe theu brinjët e tij”.
Ekipet e shpëtimit e nxorën nga rrënojat me cigaren në gojë.
“Kur më nxorën nga rrënojat, cigaren e kisha në gojë. Më thanë ta hidhja, por nuk e bëra sepse kështu mbeta gjallë”, shtoi ai.
Nuk e hoqi as në barelën me të cilën e morën nga rrënojat. Kujtojmë që numri i viktimave në Turqi dhe Siri nga tërmeti ka shkuar në mbi 46 mijë. Rreth 6 mijë janë raportuar në Siri ndërsa mbi 40 mijë në Turqi./abcnews.al
/TV Malisheva