Një person nga Prizreni ka fajësuar mjekët e Spitalit Rajonal në këtë komunë se ia kanë humbur shikimin në njërin sy, pas një operacioni që kishte kryer në këtë spital.

Sipas raportit të policisë thuhet se viktima dje kishte raportuar rastin në polici, duke thënë se me datën 13 shkurt 2023 ishte operuar në Spitalin Rajonal Prizren dhe sipas tij nga ajo ditë e ka humbur shikimin në njërin sy edhe pse i ka kryer disa intervenime në spitalin e Turqisë, por pa suksese.

Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një mashkull  -kirurg, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

/TV Malisheva

Share.