Notari rus, Evgeny Rylov, njëkohësisht dhe medalisti i artë olimpik, është përjashtuar nga sporti për nëntë muaj, pasi u shfaq në një tubim pro Vladimir Putin-it dhe pushtimit të Ukrainës.
Rylov qëndroi në skenë së bashku me medalistët e sporteve të tjera, teksa mbante të veshur një xhaketë me shkronjën “Z” në gjoks. Simboli që gjendet në çdo mjet lufte rus në Ukrainë.
Në një deklaratë të shkurtër, organi qeverisës botëror i notit, FINA, u shpreh se ka marrë vendimin për pezullimin e Rylov, pas paraqitjes në stadiumin “Luzhniki” të Moskës.
25-vjeçari ishte ylli i ekipit të notit të Rusisë në Lojërat Olimpike në Tokio vitin e kaluar me dy medalje të arta.
Ndalimi i tij filloi të mërkurën dhe ai nuk do të marrë pjesë në asnjë garë ndërkombëtare.
Gjithashtu FINA ka zgjatur përjashtimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë nga aktivitetet e saj. Ata nuk do të marrin pjesë në asnjë prej aktiviteteve të mbajtura përgjatë 2022./TV Malisheva