Arbenita tregoi të vërtetën rreth thashethemeve për ndarjen nga Fero.
Fero dhe Arbenita vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit vendor.
Jo rrallëherë, dyshja kanë përfolur për krizë në lidhje, madje së fundi filluan të qarkullojnë thashetheme se ata janë ndarë.
Të dy nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe një postim i Arbenitës dukej se ‘vuloste’ ndarjen e tyre.
Por, e gjithë kjo po del të jetë lojë e tyre, për të marrë sërish vëmendje, ngase me foton e fundit, modelja dëshmoi se është bashkë me reperin.
Ajo ripostoi një imazh të shkrepur kohë më parë, në të cilin shfaqet në përqafim të Feros, që tregon se ata janë të lumtur në lidhje, ani pse muajt e fundit i ka ndarë pandemia./ Tv Malisheva