Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s, është i gatshëm të vendos 1 milion dollar bast që “Euro2020” do të zhvillohet pa asnjë problem vitin e ardhshëm: “Po, do ta bëja, jam i gatshëm të vendos bast, nuk ka asnjë arsye të mendoj se nuk do të zhvillohet. Nuk besoj se virusi do të rezistoj përgjithmonë”, u shpreh Ceferin në një intervistë për “Guardian” duke shtuar:

“Nuk besoj se do të ndryshoj diçka. Futbolli nuk ndryshoi as pas luftës së parë dhe as pas luftës së dytë botërore, nuk do të ndryshoj as nga ky virus. Njerëzit thonë se bota nuk do të jetë më e njëjtë pas këtij virusi, mbase mund të kenë të drejtë, por un jam natyre optimiste, pse të mos mendojmë se do të ndryshoj për mirë”. Në intervistën e tij, Ceferin iu përgjigj edhe idesë së FIFA-s për të reduktuar numrin e ndeshjeve: “Kjo më tingëllon e çuditshme, nga njëra anë kërkojnë që të reduktohet numri i ndeshjeve nga ana tjetër promovojnë një kompeticion i quajtur Botërori për Klube”, u shpreh Ceferin.

Share.