UEFA e ka dënuar FFK-në për shkak të hedhjeve në fushë të objekteve në ndeshjen kundër Malit të Zi. Sipas burimeve të IndeksOnline Federata e Futbollit të Kosovës është dënuar me 5 mijë euro. Po ashtu edhe Mali i Zi është dënuar me 15 mijë euro, për incidentet e krijuara nga tifozët e Malit të Zi

Në ndeshje ndaj Malit të Zi kishte pasur një incident afër minutës së 9-të, kur ishte shënuar edhe goli i parë në ndeshje nga Amir Rrahmani.Por vetëm pak minuta më pas e gjitha ishte qetësuar, kur në stadium kishte arritur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Share.