UEFA ka vendosur që nëse ligat evropiane nuk do të jenë në gjendje të përfundojnë sezonet aktuale shkaku i koronavirsuit, atëherë vendet e Evropës në sezonin e ardhshëm do të zgjidhen me ‘meritë sportive’.

Kjo do të nënkuptonte, që në garat evropiane të shkojnë skuadrat që janë të renditura më mirë në kampionatet e caktuara, ato ku nuk do të përfundoheshin sezonet, shkruan ‘The Times’.

Me këtë vendim, Liverpool, Manchester City, Leicester dhe Chelsea, do të ishin skuadrat nga Premierliga që do të luanin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Vendimi i UEFA-s bën që Manchester United dhe Wolves të luajnë në Ligën e Evropës, ndërsa Arsenal dhe Tottenham, do të mungonin në futbollin evropian.

Kujtojmë se UEFA është duke mbajtur një takim sot (e enjte), ku janë duke u diskutuar çështjet më të rëndësishme për futbollin në Evropë.

Share.