Organi më i lartë i futbollit evropian UEFA së fundmi ka publikuar listën e skuadrave më të mira të futbollit në Evropë.

Sa i përket arenës ndërkombëtare, në vendin e parë renditet gjiganti bavarez Bayern Munich, në të dytin Real Madridi, kurse Barcelona mban vendin e tretë, përcjell KosovaPress.

Por, sa i përket atyre nga Superliga e Kosovës, FC Drita është vlerësuar si skuadra më e mirë në futbollin kosovarë, të cilës i janë dhënë 3500 pikë, dhe pozicionohet në vendin 296-të.

FC Prishtina me 2250 pikë është skuadra tjetër e vlerësuar si më e mira, dhe renditet në vendin e 356-të, kurse Feronikeli është skuadra e tretë kosovare në renditje, e cila ka mbledhur 1500 pikë, në vendin e 387-të.

/TVMalisheva

Share.