Në mbledhjen e UEFA-s me video-konferencë që u realizua të mërkurën u vendos që në momentin që futbolli në Europë do të rifillojë, do t’u jepet përparësi kampionateve kombëtare.
Më pas në verë mes muajve korrik dhe gusht do të jetë koha për të përfunduar edicionin 2019-2020 të UEFA Champions League dhe Europa League. Gjithsesi edhe pse do t’u jepet përparësi përfundimit të kampionateve kombëtare edhe ato do të kenë një limit.
Data e fundit sipas UEFA-s që duhet të mbyllet kampionatet do jetë 6 gushti pasi nëse kampionate si Serie A apo La Liga me Spanjën dhe Italinë që janë edhe dy shtetet më të prekura nga koronavirusi nëse nuk mbyllen deri në 6 gusht do të vendosin në rrezik startin e sezonit të ri në Europë.
Shpresa e UEFA-s është që të gjitha kampionatet në Europë të nisin midis fundit të majit dhe fillimit të qershorit dhe të luhen deri në 15 korrik me përjashtim të Spanjës dhe Italisë që mund t’i mbyllin sezonet në fillim të gushtit. Gjithsesi çdo vendim do të merret në bazë të COVID-19, ndërsa sipas të gjitha gjasave stadiumet do të jenë bosh pasi askush nuk kërkon të rrezikojë një përhapje tjetër masive të virusit./ Tv Malisheva