Samir Ujkani, kapiteni i Kosovës, është shfaqur para gazetarëve në konferencë në ditën e grumbullimit të ‘Dardanëve’, para ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë.
Bashkë me Ujkanin, u shfaq edhe Amir Rrahmani.
Samir Ujkani:
“Nuk do të jetë e lehtë, e dimë, por do të japim maksimumin për të bërë ëndrrën realitet”.
“E dimë se kemi një tjetër shans në mars, por do të provojmë të arrijmë Europën me anë të kualifikimeve”.