Torino është në kërkim të një portieri të dytë, i cili do të zëvendësojë Sirigun në raste emergjence. Skuadra “granata” është pranë akordit me portierin e Kosovës, Samir Ujkani.
Siç raporton “Tuttomercato.web”, tratativa është shumë e thjeshtë, pasi të dyja palët kanë dëshirën të bashkëpunojnë.
Ujkani ishte pjesë e skuadrës turke Rizerspor, por tashmë është i lirë dhe nuk është i lidhur me ndonjë kontratë.
Do të jetë një rikthim për Ujkanin ky në Serinë A, pasi ai ka luajtur më parë me skuadra si Palermo, Novara apo dhe Genoa.