Ambasadori i Bashkimit Evropian në Ukrainë thotë se ka marrë një pyetësor të plotësuar nga presidenti Volodomyr Zelensky, pasi vendi kërkon t’i bashkohet bllokut 27 anëtarësh, transmeton BBC.
Matti Maasikas tha se formulari ishte kthyer vetëm 10 ditë pasi dokumenti iu dorëzua Kievit.
“Kohët e jashtëzakonshme marrin hapa të jashtëzakonshëm dhe shpejtësi të jashtëzakonshme”, shkroi ai në Twitter.
Zelensky tha se shpresonte se Ukraina do të fitonte statusin e kandidatit brenda javësh.
Another step on Ukraine’s EU path. Honoured to receive from @ZelenskyyUa the answers to @EU_Commission questionnaire, handed over by @vonderleyen only 10 days ago. Extraordinary times take extraordinary steps and extraordinary speed. @Denys_Shmyhal @StefanishynaO @AndriyYermak pic.twitter.com/UaNPOrhPST
— Matti Maasikas (@MattiMaasikas) April 18, 2022