Ukraina i ka kërkuar Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që të mbajë një seancë të posaçme për konfliktin me Rusinë, transmeton Sky News.

Kievi përmendi nevojën që trupi të rishikojë situatën “në përkeqësim të vazhdueshëm” në Ukrainë, duke përfshirë raportet për viktima masive në qytetin port jugor të Mariupol.

“Situata aktuale kërkon vëmendjen urgjente të Këshillit duke pasur parasysh raportet e fundit për krimet e luftës dhe shkeljet në shkallë të gjerë në qytetin e Bucha dhe zona të tjera të çliruara të vendit dhe raportet e vazhdueshme për viktima masive në qytetin e Mariupol”, tha Yevheniia Filipenko, ambasadore e Ukrainës në OKB.

/TV Malisheva

Share.