Oleg Nikolenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, i quajti sot veprimet e Rusisë në Mariupol “një kapitull nga Lufta e Dytë Botërore”.
“Së pari ata erdhën për të shkatërruar qytetet, duke bombarduar spitale, teatro, shkolla dhe strehimore, duke vrarë civilë dhe fëmijë. Pastaj ata i zhvendosën me forcë njerëzit e frikësuar dhe të rraskapitur në tokën e pushtuesit. Një kapitull nga Lufta e Dytë Botërore? Jo – veprimet e rusëve ushtri, sot në Mariupol”, ka shkruar Nikolenko në Twitter.
Këshilli Bashkiak i Mariupolit tha të shtunën se banorët po dërgohen në Rusi kundër vullnetit të tyre nga forcat ruse. Rusia i mohoi akuzat të shtunën, transmeton CNN./TV Malisheva