Qeveria ukrainase miratoi sot një dekret me të cilin e gjithë prona ruse në territorin e Ukrainës i kalon shtetit, përkatësisht kompanisë shtetërore “National Investment Fund”.
Kryeministri Denis Schmihal deklaroi në kanalin e tij Telegram se Kievi do të merr gjithçka që Rusia ka në Ukrainë dhe do ta përdorë për të forcuar ushtrinë, për të mbështetur popullin dhe për të rindërtuar vendin.
“Si presidenti dhe qeveria kanë thënë vazhdimisht se Rusia duhet të paguajë për atë që shkatërroi në Ukrainë”, tha Schmihal, transmeton Ukrinform.
Ai shtoi se qeveria vazhdon të punojë me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që pronat e Rusisë në vende të tjera të konfiskohen dhe të transferohen për rindërtimin e Ukrainës.