Forcat ukrainase kanë rikthyer sërish në dy javët e fundit rreth 500 kilometra katrorë të territorit në jug të vendit si pjesë e një kundërofensive kundër forcave pushtuese ruse, tha sot zëdhënësja e Komandës Ushtarake Jugore të Ukrainës.
“Në seksione të ndryshme kemi përparuar nga katër deri në disa dhjetëra kilometra. Çliruam një sipërfaqe prej rreth 500 kilometrash katrorë në total”, tha Natalia Humenjuk në një konferencë për shtyp përmes video-lidhjes.
Ajo publikoi emrat e pesë vendeve në rajonin Kherson që u kthyen nga ukrainasit. /TV Malisheva