Ukraina ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas pushtimit të saj në territorin, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp.
Gjithashtu, kreu i shtetit ukrainas ka thënë se do të lejojë popullin që të armatoset, raportojnë mediat shtetërore, duke i ofruar armë kujtdo që dëshiron.
Kujtojmë se në javët e fundit janë shpërndarë foto me popullsinë civile e cila përgatitej për luftë duke u stërvitur se si duhej të mbanin armët.
/TV Malisheva