Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina nuk do t’i falë territor Rusisë në këmbim të përfundimit të luftës. Deklarata e tij u dha për gazetarin e CBS News, Scott Pelley.

“Ata do duan që të marrin territore nga Ukraina, por ne nuk do të dorëzojmë territorin tonë. Nëse do e kishim bërë diçka të tillë, nuk do të kishte luftë”, tha Zelensky.

Ai tha se nuk do ta pranojë njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë, teksa shtoi se fitore për Ukrainën, do të quante kthimin e refugjatëve në vend, përfundimimin e bombardimeve dhe largimin e ushtarëve rusë.

Sipas tij, Rusia nuk do të tërhiqet nga ideja për të pasur rajonin e Donbasit dhe pret që kjo të diskutohet në raundin e ardhshëm të bisedimeve midis dy vendeve.

/TV Malisheva

Share.