Operatori i Sistemit të Transportit të Gazit të Ukrainës (GTSOU) nga nesër do të pezullojë transitin e gazit në Evropë përmes stacionit të karburantit “Sohranovka”, i cili ndodhet në rajonin e Luganskut, thuhet në njoftimin e operatorit.

Ukraina vazhdoi të ishte rruga kryesore e transitit për furnizimet me gaz rus në Evropë edhe pasi Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt.

Thuhet se transporti i mëtejshëm i gazit përmes stacionit “Sohranovka” dhe stacionit kufitar të kompresorit “Novopskov” nuk është i mundur për shkak të “rrethanave të forcës madhore”.

Siç njoftoi GTSOU, “rrethanat e forcës madhore” janë në faktin se dy stacionet janë nën kontrollin e Rusisë, prandaj forcat pushtuese ndërhynë në proceset teknike.

Stacioni i kompresorit Novopskov në rajonin e Luhanskut në Ukrainën lindore u pushtua nga forcat ruse menjëherë pas fillimit të pushtimit dhe pothuajse një e treta e gazit të dërguar nga Rusia në Evropë kalon përmes tij, që është deri në 32.6 milionë metra kub në ditë.

Kompania tha gjithashtu se “për të përmbushur detyrimet e transitit ndaj partnerëve evropianë, është e mundur të transferohen përkohësisht kapacitetet e paarritshme nga pika “Sohranovka” në pikën “Sudzha”, e cila ndodhet në territorin e kontrolluar nga Ukraina”.

Share.