Ukraina ka plotësuar pyetësorin që do të jetë pikënisje për Bashkimin Evropian, që të vendosë për anëtarësimin e Kievit në union.

Kjo bëhet e ditur nga Ihor Zhovkva, zv.shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i dorëzoi pyetësorin Zelenskyt gjatë vizitës në Kiev më 8 prill.

“Sot, mund të them që dokumentet janë plotësuar nga pala e ukrainase” tha Zhovkva për televizionin publik më 17 prill.

Ai shtoi se KE duhet të japë rekomandimet që duhet të plotësojë Ukraina për t’u bërë vend anëtar i BE.

“Presim që rekomandimet të jenë pozitive dhe topi më pas do të jetë në fushën e BE”, shtoi ai.

Zhovkva tha se Ukraina pret që të marrë statusin e vendit kandidat në qershor kur është parashikua takimi i Këshillit të BE-së.

Ukraina nisi procedurat për të aplikuar për anëtarësimin në BE pas pushtimit nga Rusia.

Këshilli i BE pritet të mblidhet më 23-24 qershor sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare.

“Më pas do të nisim bisedimet për anëtarësim. Pasi të mbajmë bisedimet, mund të flasim për anëtarësimin e plotë të Ukrainës në BE”, përfundoi Zhovkva.

/TV Malisheva

Share.