Sergey Mazskin i ashtuquajturi edhe “Kanibali” ka mbetur i vrarë nga luftimet në rajonin e Donbasit raportojnë mediat polake.

Ai njëherazi ishte edhe shef i departamentit për njohje në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut, vend i cili është njohur vetëm nga Rusia.

Pak ditë para se të fillonte agresioni rus në shkallë të plotë mbi Ukrainën, presidenti Vladimir Putin kishte marrë vendim për njohjen si të pavarura për dy “republikat” në lindje të Ukrainës, Republika Popullore e Donieckut dhe Republika Popullore e Luhanskut.

Këto dy territore tash e shtatë vite kontrollohën nga rebelët pro-rus, të cilët njëherit ndihmohën ushtarakisht nga Rusia, por njëjtën kohë edhe luftojnë për ta.

Ditë më parë u raportua se ushtarët e vrarë të këtyre vendeve po digjen, dhe se familjarëve po u jepet nga nje certifikatë vdekjeje, pa specifikuar arsyet dhe rrethanat e vdekjes.

/TV Malisheva

Share.