Një anëtar i ushtrisë ruse është vrarë në qytetin ukrainas Çernobaievka pas sulmeve me artileri, tha të shtunën Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës përmes një postimi në Facebook.

Në njoftim thuhet se gjenerallejtënant Andrei Mordivchev, komandant i qarkut jugor të Forcave të Armatosura ruse ka vdekur.

Në njoftimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës po ashtu thuhet se vija e frontit të luftës nuk ka ndryshuar ndjeshëm në 24 orët e fundit, por u shtua se trupat ukrainase kanë arritur të shkatërronin disa kolona me personel ushtarak rus në rajonet Mikolaiv dhe Sumi.

Po ashtu, Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se ka mbrojtja e tyre ajrore ka shkatërruar të paktën 12 caqe ajrore ruse: dy avionë, tre helikopterë, tre dronë dhe katër raketa.

Këto pretendime të palës ukrainase nuk kanë mundur që të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Në kundërpërgjigje, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra kundër Moskës.

/TV Malisheva

Share.