Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se në vend po vendoset një gjendje lufte.
“Rusia ka kryer sulme në infrastrukturën tonë ushtarake. Ne po vendosim një gjendje lufte,” tha kreu i shtetit ukrainas, sipas agjencisë ukrainase UNIAN. Ai u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. mundi të gjithë”, theksoi Zelenski.
Kiev: Të paktën tetë viktima të granatimeve ruse
Të paktën tetë persona mbetën të vrarë dhe nëntë të plagosur gjatë bombardimeve ruse në Ukrainë, tha këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, në momentin kur nga Kievi po mbërrijnë njoftime se një numër i madh i qytetarëve po evakuohen.
Mjete të shumta private po largohen nga kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ndërsa në qytet dëgjohen shpërthime, raportoi korrespondenti i agjencisë ruse Tass.
/TV Malisheva