Qeveria e Ukrainës ka dhënë detaje për korridorret humanitare që shpreson të hap të premten – rrugë për civilët që të largohen nga zonat ku po zhvillohen luftime për shkak të agresionit ushtarak rus.
Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se 12 korridore do të hapen sot, duke përfshirë njërin nga Mariupol në Zaporizhzhia, me ndihma humanitare që do të dërgohen në Mariupol përgjatë së njëjtës rrugë dhe tjetrin, nga Volnovakha, e cila thuhet se është kapur nga forcat e mbështetura nga Rusia, në Pokrovsk.
Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar ditët e fundit përmes korridoreve humanitare, por ka pasur edhe shumë përpjekje të dështuara, pasi marrëveshjet për armëpushim janë prishur, raporton BBC.
/TV Malisheva