79 fëmijë janë vrarë dhe 100 janë plagosur nga pushtimi rus në Ukrainë, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, raporton The Kyiv Independent.

Fëmijët më të prekur janë në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Sumy, Kherson dhe Zhytomyr. Këto të dhëna nuk janë përfundimtare meqë është e pamundur të inspektohen zonat e granatimeve ku forcat e armatosura ruse po luftojnë aktivisht.

Deri më tani janë shkatërruar më shumë se 280 institucione arsimore, rreth 110 institucione arsimore u dëmtuan në rajonin e Donetskut, 28 në rajonin Sumy, 17 në Kiev dhe më shumë se dhjetë institucione mjekësore për fëmijë.

Mesatarisht, gjatë luftës, pushtuesit rusë shkatërrojnë 17 institucione arsimore çdo ditë. Si rezultat, shtatë milionë fëmijë janë privuar nga mundësia për të mësuar për shkak të luftimeve dhe shkatërrimit të qëllimshëm të institucioneve të tilla.

Prokurorët për të mitur thanë se vazhdojnë të regjistrojnë të gjitha krimet e kryera nga forcat e armatosura ruse ndaj fëmijëve.

/TV Malisheva

Share.