Në përditësimin e fundit, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se forcat ruse kanë rezerva të municionit dhe ushqimit që “nuk zgjasin më shumë se tri ditë”.

Në deklaratën e saj është thënë edhe se:

Forcat ruse kanë furnizime të naftës për tri ditë, dhe më pas ata furnizohen me kamionë-cisternë. Ata nuk kanë qenë në gjendje të plotësojnë nevojat për mbledhje të trupave

Në 24 orët e fundit, forca ajrore ukrainase ka goditur nëntë shënjestra ruse – një aeroplan, gjashtë pajisje pa pilot dhe dy helikopterë

Në Ohtirka, qytet i vogël në rajonin Sumi, 300 ushtarë rusë kanë refuzuar të luftojnë në Ukrainë dhe janë larguar nga zona e operacionit

Forcat ukrainase janë mbrojtur nga 13 sulme dhe kanë shkatërruar 14 tanke dhe sisteme tjera luftarake.

/TV Malisheva

Share.