Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, autoritetet në Ukrainë kanë vendosur në dispozicion spitale shtesë për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Rritja ditore e numrit të të infektuarve sot ishte një rekord 940, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 39.014, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte 1.051.

Numri më i madh i personave të infektuar rishtas u regjistrua në perëndim të Ukrainës dhe në kryeqytetin Kiev.

Autoritetet thanë që rritja e numrit të të infektuarve ishte për shkak të respektimit të pamjaftueshëm të masave të distancës sociale dhe masave të tjera parandaluese./Tv Malisheva

Share.