Ukrainasit duket se po rimarrin territore të gjëra në lindje të vendit pasi u pushtuan nga rusët gjashtë muaj më parë.

Kundërofensiva e nisur disa ditë më parë po vijon dhe tashmë sipas raportimeve të para ushtria ukrainase është futur në qytetin e Izyumit, një kryqëzim i rendësishëm për rrjetin hekurudhor të zonës.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Me blu, territori i çliruar deri mbreme nga ukrainasit

Hekurudhat kanë rendësi për ushtrinë ruse pasi përmes tyre ata lëvizin armët, pajisjet e tjera si edhe municionet.

Ndërprerja e rrjetit hekurudhor konsiderohet si një goditje e rëndë për vijimin e ofensivës ruse në Ukrainë.

Izyumi është qyteti i dytë i madh që çlirohet pas Kupianskut. Të dy qytetet janë pjesë e Kharkivit, të cilin rusët nuk munden ta marrin gjatë ofensivës së shkurtit të këtij viti.

Raportohet se i gjithë fronti i Kharkivit është shkatërruar dhe ukrainasit janë duke vijuar me shpejtësi në brendësi të territoreve të mbajtura më parë nga rusët.

Pavarësisht fitoreve të rendësishme të këtyre ditëve të ukrainasve, të cilat përllogariten në çlirimin e 2 mijë kilometrave katrorë, rusët mbajnë ende të pushtuara rreth 60 mijë kilometra katrorë të Ukrainës në Donbas, Kherson si edhe Krimenë.

/TV Malisheva

Share.