Pas rritjes së çmimit të naftës çmimet e biletave të autobusëve u rriten.

Kështu, Ministria kërkoi që këto çmime të përgjysmoheshin për studentët, invalidët e pensionistët.

Mirëpo ky vendim i Qeverisë nuk u mirëprit nga kompanitë e autobusëve e si pasojë nuk u zbatua.

Ndërsa sot ,Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Shoqatën e Transportit Rrugor, të kthejnë çmimet si kanë qenë më parë.

“Ne si ministri kemi marrë vendim pas shumë diskutimeve që kemi pasur me Shoqatën e Transportit Rrugor, kemi ardhur në një dakordim dhe përfundim të përbashkët, dhe duke e pasur parasysh që ka rënë çmimi i naftës, që çmimet të kthehen në gjendjen në të cilën kanë qenë, për kategoritë që kanë qenë, do t’i kthejnë çmimet e biletave qysh kanë qenë”, ka thënë tutje Durmishi.

Theksojmë se çmimi i biletave ishte shtrenjtuar deri në 1,8 euro nga Mitrovica në Prishtinë. Tani çmimi do të kthehet siç ka qenë para rritjes.

/TV Malisheva

Share.