Rita Ora shkëlqeu me një veshje argjendi në mbrëmjen e Met Gala 2021, ndërsa u shoqërua nga i dashuri i saj, Taika Waititi në Met Gala 2021 në New York të hënën mbrëma.

Këngëtarja 30 vjeçe, mori vëmendjen me një fustan të markës “Prada”, teksa verboi me paraqitjen e saj në tapetin e kuq krahas producentit 46-vjeçar.

Ajo tregoi barkun e saj të tendosur dhe figurën e jashtëzakonshme trupore në veshjen e dobët, e cila ishte zbukuruar me xixa në ngjarjen ku tema ishte “In America: A Lexicon of Fashion”.

Ajo e përfundoi pamjen e saj me një brosh argjendi, e cila përputhej me vathët e markës “DeBeers”, ndërsa pozonte me besim para aparatit me të dashurin e saj.

Rita kishte vendosur që t’i stilonte flokët e saj bionde mbrapa dhe zgjodhi një grim magjepsës për fytyrën, teksa mbante një unazë të argjendtë në gishtin e saj të fejesës.

Ishte pikërisht kjo unazë që ngjalli sërish thashethemet për një fejesë të mundshme të çiftit.

Mirëpo artistja me origjinë nga Kosova dhe regjisori me prejardhje nag Zelanda e Re, duket se nuk janë ende drejt një hapi të tillë.

Ndërkohë Taika – i cili filloi të takohej me Ritën në mars – dukej elegant i veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe stoli argjendi.

DailyMail kontaktoi përfaqësuesit e Ritës për komente të mëtejshme, të cilët mohuan se ajo ishte e fejuar.

Met Gala më në fund është kthyer me organizimin e saj pasi u anulua në vitin 2020 për shkak të pandemisë. Këtë vit ngjarja u shty në shtator, ndryshe nga vitet e kaluara ku tradicionalisht mbahej në të dielën e parë të majit. /TV Malisheva

 

Share.